SHBA dërgon raketa shtesë në Irak

Shtetet e Bashkuara kanë rritur dërgesat e raketave ajër-tokë dhe të avionëve të telekomanduar në Irak, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës atje.

Zyrtarët në Uashington kanë thënë se 75 raketa Hellfire tashmë janë dërguar dhe se dhjetë aeroplanë pa pilotë do të transportohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë vizitës në Uashington, muajin e kaluar, kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar pajisje shtesë, për të ndihmuar forcat irakiane të sigurisë që të kryejnë operacione kundër militantëve.

Këtë vit, Iraku ka parë dhunën më të keqe sektare qysh më 2006-2007, kur dhjetëra-mijëra njerëz janë vrarë në përleshjet midis myslimanëve sunitë dhe shiitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button