Blero po përgatit diçka të re

Këngëtari dhe producenti i njohur Blerim Muharremi – Blero, si duket nuk po i jep vetes pushim.

Ndonëse ka pasur një vit me përplot angazhime e suksese të njëpasnjëshme, ai ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në një risi tjetër.

Në faqen e tij zyrtare në Twitter këngëtari ka shkruar. “Kjo është e re…M…vjen së shpejti”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë se për çfarë risie bëhet fjalë. Megjithatë Blero i është përveshur punës që në treg të vijë me risi.

Lajme të ngjashme

Back to top button