Izraeli ua pezullon lejet e hyrjes palestinezëve për muajin e Ramazanit

Ushtria izraelite njoftoi se janë ndaluar përkohësisht lejet dhe lehtësimet e dhëna për palestinezët për muajin e Ramazanit pas sulmit të armatosur në Tel Aviv, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se: “Komisioni në krye me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes Avigdor Liberman dhe kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit Gadi Eisenkot, mbrëmë bënë një vlerësim mbi sigurinë. Pas kësaj kryetari i “Kordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë në Rajonet Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës (COGAT) gjenerali i Përgjithshëm Yoav Mordechai ka dhënë udhëzim që të ndalohen përkohësisht lejet për 204 persona nga familjet e ‘terorristëve'”.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se janë ndaluar përkohësisht edhe lejet ndaj 83 mijë palestinezëve të cilat parashohin hyrjen e tyre në Izrael. Madje, u theksua se janë ndaluar edhe lehtësimet që palestinezët e Gazës të falin namaz në Xhaminë Al Aksa.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e dy personave kundër personave që kalojnë në rrugë në rajonin Sarona në qendër të Tel Aviv-it, jetën humbën katër izraelitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button