Ja për sa rriten çmimet në telefoninë celulare dhe internet

Çmimi mesatar për një minutë bisedë në telefon celular është rritur për më shumë se 15%, ndërkaq internet në celular është shtrenjtuar për afër 20%, informojnë nga Agjencia për komunikim elektronik, transmeton Portalb.

Si arsye për tu rritë çmimet thuhet se janë ndryshimet në tregun e telefonisë celulare, pasi që u bashkuan “Telekomi” dhe “T-Mobile”, si dhe “One” me “VIP”, të cilët pastaj morën edhe operatorin kabllovik “Blizoo” dhe janë bërë një kompani.

Për shkak këtyre ndryshimeve në treg dhe shtrenjtimit të çmimeve nga AKE thonë se javën e kaluar kanë dërguar letra për interesim deri te operatorë për kushte të reja që janë krijuar për të hyrë në treg operator i ri.

Që pas bashkimit të “VIP” dhe “One”, AKE kishte paralajmëruar se po kërkon operator të tretë në treg./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button