E gjatë është rruga e Maqedonisë për gjyqësor të pavarur

Nuk është ndryshim që mund të bëhet brenda natës, ka të bëjë me ndryshimin e kulturës dhe gjeneratave. Është diçka ku duhet të përfshihen të gjithë, sistemi, njerëzit që punojnë në të, administratorët, gjykatësit, politikanët, universitetet… Duhet të punojnë në kontinuitet për ta ecur procesin përpara. Është shprehur kështu ambasadori britanik në vend, Çarls Garet, sot në Shkup në publikimin e “Deklaratës së Brionit”, raporton Portalb.

Sipas tij, është e drejtë njerëzore të kesh gjykatë të pavarur. Ai u zotua se si diplomat do të ndihmojë në këtë punë.

Ambasadori mori pjesë sot në publikimin e “Deklaratës së Brionit”, Deklaratë kjo me parimet e gjyqësorit të pavarur.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova, organizatore e ngjarjes tha se se publikimi i kësaj Deklarate po bëhet në moment kur tentimet për presione ndaj gjyqësorit janë të dukshme.

“Si përfaqësuese e vendit në këtë Deklaratë po bëjë përpjekje për zbatim të tërësishëm të parimeve mbi gjyqësorin e pavarur. Më këto parime inkurajohen gjykatësit të formojnë asociacione të gjykatësve që do t’i përfaqësojnë interesat e tyre, për ta promovuar dhe graduar trajnimin profesional. Në këtë kontekst kjo është inkurajim për shoqatën tonë profesionale të gjykatësve për t’i avancuar standardet ndërkombëtare nga kodi për etikë në gjyqësor”, tha mes tjerash Nedellkova.

Ngjarjen e ka përshëndetur edhe dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Borçe Davitkovski.

Deklarata për parimet e gjyqësorit të pavarur është nënshkruar më vitin 2015 në Brioni. Ajo është sjellë dhe nënshkruar nga kryetarët e 16 vendeve nga Europa Qendrore dhe Lindore, në mesin e të cilëve është edhe Maqedonia./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button