LR-PDSH: Diskriminim profesional, regjional dhe nacional në shëndetësinë e politizuar

“Investimet asimetrike regjionale në shëndetësi (80 mil. euro në Spitalin Klinik në Shtip, 8.5 mil. euro në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë) janë te ndjekur edhe me punësime asimetrike, po ashtu në aspekt regjional. Këtë e vërteton edhe konkursi i dytë për specializime të bashkëfinancuara i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë”, reagojnë nga LR-PDSH.

Sipas, tyre, nga analizat e bëra del se ne konkursin e specializantëve gjithsej janë pranuar 73 mjekë, prej te cilëve 7 ose 9.6% janë shqiptarë e 66 të tjerë, ne nivel shtetëror.

“Nga rangimi i kandidatëve vërehet se kemi të bëjmë me degradim dhe ofendim ndaj mjekëve të diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë (të vlerësuar me koeficientin famoz, kësaj radhe 0.8), në krahasim me ato të Shkupit (1.5) dhe Shtipit (1.125!!!). Ky rangim ndikon shumë në rezultatin përfundimtar dhe është i disfavorshëm për mjekët e diplomuar në Tetovë si dhe sihariqi i radhës, mjekët që kanë diplomuar jashtë shtetit (qofshin edhe nga Harvardi!!!) me koeficient 0.3!!!

Skandaloze është edhe numri i vendeve të ndara për specializime me kriterium ala-ballkançe, i pakuptimtë edhe për sekretarin e Spitalit Klinik në Tetovë, i cili deklaron se askush nga Ministria e Shëndetësisë nuk i ka informuar e as që i ka konsultuar, SKANDAL I PAPARË. Për Shtipin 10 vende, ndërsa për Tetovën vetëm 1!!! Strumice e Veles – 9 ndërsa, Kërçova dhe Gostivari – 1; Kavadari 3 etj.”, shtojnë nga LR-PDSH

Ata shtojnë se është e udhës që përfaqësuesit shqiptarë në Ministrinë e Shëndetësisë të shpjegojnë për këto, sipas tyre anomali që përsëriten disa herë, nëse jo neve “të ligës të tretë” atëherë 153 mijë votuesve në zgjedhjet e fundit, në të cilët thirren gati në çdo prononcim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button