Presidenti i Çekisë për vizitë dyditore në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Çekisë Millosh Zemjan, në ftesë të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Zeman do të pritet me nderime më të larta dhe ushtarake shtetërore në aeroportin “Shën Apostol Pali” në Ohër, ndërsa në ditën e parë të vizitës do të ketë takim kokë më kokë të presidentit Ivanov, si dhe takim plenar të delegacioneve zyrtare të dy shteteve.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti Ivanov do ta dekorojë presidentin e Çekisë, Zeman me dekoratën “8 Shtatori” për meritat e jashtëzakonshme për zhvillimin dhe përforcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e qetë të barabartë midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë, si dhe për afirmimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare dhe autoritetit të Republikës së Maqedonisë.

Nesër, në ditën e dytë të vizitës, dy presidentët do të kenë fjalim në Forumin e biznesit Maqedoni-Çeki, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga odat ekonomike të dy vendeve, si dhe afaristë të Maqedonisë dhe të çekisë nga shumë sfera si energjetika, turizmi, sfera bankare, ushqimore, automobilistike dhe industria farmaceutike.

Dy presidentët do ta vizitojnë edhe kompleksin e manastirit “Shën Naumi i Ohrit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button