Gjykatësit bllokuan rrugët, EPSU me letër ministrit Xhaferi (FOTO)

Sindikata e organeve gjyqësore dhe Shoqata e administratës gjyqësore sot bllokuan sërish rrugën para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup duke protestuar për rritje të rrogës për 35 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e protestuesve insistojnë në takim me ministrin e Drejtësisë, Valdet Xhaferi, por thirjet e tyre ka ditë që hasin në vesh të shurdhër.

Kryetari i Sindikatës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, Pece Grujovski para masës së tubuar tha se sindikalistët janë të bashkuar pavarësisht dallimeve etnike, fetare, apo partiake, ndërsa siç tha nga tani e tutje kërkesave të tyre do t’u shtohet edhe ajo për dorëheqje të ministrit të Drejtësisë të cilit i treguan kartuqin e kuq.

Grujovski tha se nga dita e nesërme protestuesit nuk do të vijnë para godinës së ministrisë ndërkohë që informoi se anëtarët e sindikatave në një takim të përbashkët gjatë ditës së sotme do të vendosin për hapat e mëtejmë me të cilat do të shprehin paknaqësinë e tyre.

Punonjësve në administratën gjyqësore sot u ka ardhur një letër nga Unioni i Shërbyesve Publik Evropian (EPSU) në të cilën Sekretari i Përgjithshëm i tij, Jan Willem Goudriaan thekson përkrahjen e mbi tetë milionë punëtorëve për kolegët e tyre nga Maqedeonia të cilët kërkojnë rroga dhe kushte më të mira

Jan Willem Goudriaan ka dërguar një letër edhe në adresë të ministrit Xhaferi ku thuhet se kanë informuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend të ndjek nga afër zhvillimet dhe të vërtetojë nëse vërtetë shkelen të drejtat e punëtorit.

Në letrën e EPSU kërkohet që ministri i Drejtësisë dhe sindikalistët të ulen në tryezë të përbashkët të negociatave dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut.

20160608_2_17409355_11156467_Web

20160608_2_17409355_11156479_Web

20160608_2_17409355_11156482_Web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button