Turqi, në sulmin terrorist në Midyat 2 të vdekur dhe 23 të plagosur

E plotësuar –  Si pasojë e një sulmi terrorist me një autobombë ndaj Drejtorisë së policisë në rajonin Midyat të qytetit Mardin në Turqi, humbën jetën dy persona nga të cilët një është punonjës policie, ndërsa u plagosën 23 të tjerë.

_________________________________

Si pasojë e sulmit të kryer nga terroristët e PKK-së ndaj Drejtorisë së Policisë në rajonin Midyat në qytetin Mardin të Turqisë janë plagosur disa persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve paraprake terroristët kanë kryer një sulm me automjet bombë ndaj Drejtorisë së Policisë në Nusaybin të Mardinit.

Në sulm kanë mbetur të plagosur një numër i madh personash, ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur edhe ambulancat.

Ndërkohë nga shpërthimi janë dëmtuar shumë ndërtesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button