Hedi Lushtaku, shqiptarja që po shkëlqen në Azi (Foto)

Është njëra ndër femrat më seksi shqiptare. Shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku, 23 vjeçe nga Cugy frankofon i Zvicrës, e cila suksesin e saj në botën e modës e ka shtrirë në vendet aziatike, ka bërë të ditur për albinfo.ch se ka realizuar shumë projekte për dy muaj sa ka qëndruar në Bangkok të Tajlandës.

Pas suksesit në garën e bukurisë “Miss Zvicra 2013”, Hedi Lushtaku po shpërthen në botën aziatike të modelimit.

„Kam pasur frikë se nuk do të kem sukses, por përkundrazi ka qenë shumë eksperiencë e mirë dhe mendoj se tashmë ia kam hapur dyert vetes si modele profesioniste në botën e modës“, thotë në këtë intervistë Lushtaku pas kthimin nga Azia.

Bukuroshja shqiptare tashmë me famë ka arritur të sfidojë tajlandezët me bukurinë e saj ekzotike dhe ku ka shkuar, ka folur me krenari për prejardhjen e saj shqiptare nga Kosova, edhe pse është rritur dhe shkolluar në Zvicër.

E thekson gjithmonë origjinën nga Kosova

„Pamja dhe fiziku im ka bërë të gjithë të dyshojnë se jam me origjinë të huaj në Zvicër. Unë asnjëherë nuk kam fshehur origjinën time që jam nga Kosova. Po njerëzit e njohin Kosovën. Më duket që është hera e parë që kanë parë një modele shqiptare atje. Ka më shumë modele ruse dhe braziliane“, flet për eksperiencën e saj në Tajlandë Lushtaku.

Vajza me origjinë nga Kosova thotë se ka ra në sy me gjatësinë e saj 1.72 përball modeleve të bukura tajlandeze që janë shpesh më të vogla se sa në Evropë. Ajo ka pranuar se ka shkuar më shumë për karrierë në Bangkok të Tajlandës sesa për para, ngase krahasuar me përfitimet që vijnë nga biznesi i modelimit në Zvicër, janë shumë më të mëdha sesa në Azi.

Hedi ka bërë një katalog fotografish me veshje të punuar me dorë pakistaneze. Fotografitë e Heidit i ka realizuar fotografi i njohur Rizwan Baing. Më së shumti Heidi ka bërë kontrata fotografish me fotografin e famshëm Manny Libroto. Hedi kishte punuar për Honda, Cannon, etj. Por, për depërtimin në Azi ajo i falënderohet Bris Sly.

Menaxheri nga Franca e ka njoftuar Hedin edhe me “Elite Model Thailande“, por që pastaj është ishte vetë Hedi që i ka gjetur kontaktet në Azi.

Modelja shqiptare më me dëshirë kishte bërë foto që do të ishte ajo në fokus sesa ato të modës ku më shumë bien në sy veshjet se modelja. „Sesione fotografish „Fotoshooting“ zgjasin më shumë në Tajlandë sesa në Zvicër“.

Është e katërta herë që Hedi shkel në Tajlandë, por është hera e parë që rri aq gjatë në këtë vend aziatik. Ajo thotë të jetë tregu më i madh i modës nëse krahasohet me Zvicrën. Për dallim prej Zvicrës, Heidit është dashur të kalojë nëpërmjet prezantimeve „Casting“, që në Zvicër nuk i duhen ngase tashmë është emri i njohur.

Por, që shqiptarja tashmë ka filluar të bëhet e njohur edhe në Azi.23-vjeçarja edhe pse ka përfunduar me sukses vitin në shkollë si asistente e mjekut të dhëmbëve, ka vendosur të braktisë për një vit mësimet për të vazhduar me modelimin. «Shkollës mund t’i kthehem kur të dua, ndërsa modelimit jo», tha Lushtaku.

Më pas për bukuroshen shqiptare vjen me radhë në 2014 Hong-Kongu dhe Singapori. Vitin e ardhshëm e ka rezervuar Hedi sërish për në Azi. Shqiptaren e presin shumë punë. Edhe pse ishte në një kontinent tjetër, Heidi ishte interesuar edhe për kolegët e saj, me të cilat ishte në konkurrim „Mis Schweiz 2013“.

Heidi nuk e mohon që nuk i ka ndihmuar „Miss Schweiz 2013“ në rrugën e saj të modelimit. „Isha më e sigurt dhe më guximshme për të vazhduar karrierën time si modele“, thotë Lushtaku.

Ajo ka treguar për sikletin që e kishte përjetuar gjatë konkurrimit në „Miss Zvicra 2013“.

„Tri probleme më kanë përcjellë në këtë garë. E para për shkakun se isha shqiptare, e dyta pse kam qenë e pjesës frankofone të Zvicrës dhe krejt në fund, barrierat gjuhësore. Me këtë spektakël kam konstatuar se i është dhënë përparësi vetëm pjesës gjermane, duke harruar se është pjesa frankofone dhe fliten edhe gjuhë të tjera në Zvicër“, tha Lushtaku.

Hedin nuk do ta shihni nudo

Heidi nuk ka pozuar asnjëherë nudo, me gjithë ofertat e shumta nga magazina të ndryshme.

“Nuk do të pozoj nudo, edhe pse është shumë lehtë. Janë disa arsye që më bëjnë të mos më intereson modelimi nudo. Në radhë të parë është familja”, thotë Lushtaku.

Cilido qoftë fotograf me famë botërore nuk do ta bindë Hedin për të pozuar nudo, është e prerë modelja shqiptare.

Në moshën 25-vjeçare planifikon të martohet

Pa dyshim se një bukuroshe si Heidi ka oferta dashurie kudo që ndodhet.

Përkushtimi ndaj karrierës nuk i pengon Heidit të mos mendojë edhe për dashurinë e jetës. Madje, bukuroshja me origjinë nga Vushtrria e Kosovës mendon edhe më larg për të bërë plane për martesë pas dy vjetësh.

„Nuk e dua princin e dua “kingun”. Duhet të jetë njeri i mirë dhe i sinqertë që do respekt. Nuk e di a duhet të jetë shqiptar. Të jetë shqiptar është më mirë. Jo i famshëm dhe në asnjë mënyrë model. Nuk do të thotë që është prej Kosove apo që është rritur këtu“, thotë Lushtaku.
Ajo vjen prej një familjeje të madhe me shumë anëtarë: 7 motra edhe një vëlla.

Meqë vjen nga një familje e madhe, ajo dëshiron të krijojë një familje të madhe në të ardhmen. «Unë dua të martohem dhe të kem 4 fëmijë. Dua të gjej një burrë që pajtohet me mua që të kemi 4 fëmijë. Planifikoj të martohem në moshën 25-vjeçare», thotë Lushtaku.

Lushtaku është kthyer në fund dhjetorit për festat e fundit vitit në Zvicër për të kaluar pushimet me familjen, me prindërit dhe shtatë motrat dhe vëllain e madh.

«Jemi familje e madhe, për të udhëtuar në Kosovë duhet të sigurojmë një aeroplan, kështu që mblidhemi këtu, të gjithë e festojmë Vitin e Ri. Unë me babain e përgatis bredhin për çdo vit», tregon Lushtaku.

Në fund vajza tërheqëse me plot sharm, e cila në një periudhë të shkurtër ka vazhduar me suksese të njëpasnjëshme në botën e modelimit thotë të ketë shumë fansa shqiptarë, ndërsa për zviceranët thotë se e duan më shumë punën e saj.

“Raportet me shqiptarët janë ndryshe, ndërsa zviceranët janë më të ftoftë”, thotë Lushtaku krejt në fund.

Në fund Heidi uron fansat për Vitin e ri 2014!

Heidi me familjen kishte migruar më 1996 në Zvicër. Ndërkohë, të gjithë fëmijët janë të rritur, disa kanë filluar tashmë familjet e tyre.

Heidi jeton me prindërit, tri motrat dhe vëllain në Cugy të pjesës frankofone të Zvicrës dhe ka një karrierë si modele të nisur që në moshën 13 vjeçe.(albinfo.ch)

Lajme të ngjashme

Back to top button