Monumentet unike të arkitekturës osmane në Tetovë (FOTO)

Tetova, qyteti në buzë të malit Sharr që lidh pjesën perëndimore dhe atë veriore të Maqedonisë e që është njëri nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme në këtë vend, mahnit turistët me monumentet madhështore të periudhës Osmane, raporton Anadolu Agency (AA).

Qyteti i cilin në gjuhën turke njihet si “Kalkandelen” ka qenë dëshmitarë i shumë periudhave të ndryshme historike dhe zë vend të rëndësishëm në historinë vendit.

Ekzistojnë shumë gojëdhëna në lidhje me atë se nga e ka marrë emrin “Kalkandelen” Tetova, e cila u bë pjesë e territoreve Osmane në shekullin XIV. Sikundërse shumë qytete të tjera të Rumelisë, edhe Tetova ka qenë qytet ku janë vendosur shumë imigrantë nga Anadolli, ndërkohë që atëbotë migruesve u referohej si “kalkan gelen” (shkues, ardhës) dhe në këtë mënyrë me këtë shprehje u emërtua qyteti. Ndërkaq, sipas një gojëdhëne tjetër, emri “kalkan delen” ishte emri i armëve të cilat i prodhonin migruesit që vinin nga Anadolli.

Nga ana tjetër, thuhet se emri “Tetovë” rrjedh nga fjala sllave “htitovo”, që ka kuptimin e “një vendi që duhet shumë”, që më vonë u shndërrua në “Tetovo” me shkrirjen e germës “h”. Ndërkaq, sipas versionit shqip, emri i qytetit rrjedh nga shprehja “tetë hove”, që nënkupton tetë sulmet që Skënderbeu i ndërmori në këtë qytet gjatë konfliktit me ushtrinë Osmane.

– Xhamia e Larme – Xhami me bukuri të pashoqe-

Xhamia e Larme, e cila gjendet afër lumit Pena i cili kalon përmes qytetit dhe tërheq vizitorët me pamjen e saj të mrekullueshme, thuajse e sfidon historinë. Xhamia e cila u ndërtua në shekullin XV dhe e cila njihet edhe si Xhamia e Pashës, me karakteristikat arkitekturale dhe zbukurimet e jashtme, është njëri nga monumentet të cilit rrallë mund t’i gjendet shoku.

Në këtë xhami gjenden edhe tyrbet e motrave Hurshide dhe Mensure të cilat mundësuan ndërtimin e xhamisë, ndërkohë që pamjen e sotme e ka fituar në shekullin XIX pas riparimit nga ana e guvernatorit të Tetovës Abdurrahman Pasha, i biri i Rexhep Pashës.

Minarja klasike prej gurësh dhe zbukurimi i fasadës me ngjyra të jashtme i kanë dhënë këtij monumenti bukuri të veçantë. Sipas gojëdhënave, për ruajtjen e gjallërisë së ngjyrave janë përdorur 30 mijë të bardha të vezëve.

Në muret e brendshme të xhamisë së ndërtuar në formë kubike, krahas emrave të pejgamberëve, të pranishëm janë edhe emrat e katër halifeve dhe Hz. Hasanit dhe Huseinit si dhe afreske të Mekes dhe qyteteve e Anadollit.

Ndërkaq, pjesa e fundme e xhamisë për xhematin përbëhet nga mahfili i epërm me shkallë nga jashtë dhe ballkoni me strehë i hapur në tri anë.

Menjëherë afër xhamisë së ndërtuar në formë kompleksi gjendet vendi për mysafirë, kurse në anën tjetër të lumit Pena Hamami i vjetër.

– Teqeja Arabati Baba, një tjetër monument Osman
Teqeja Arabati Baba, një tjetër monument Osman në qytet, me shekuj të tërë vazhdon të jetë qendër tërheqëse për shumë njerëz dhe vizitorë.

Teqeja gjendet në një pikë larg qendrës së qytetit menjëherë në buzë të malit Sharr dhe në sipërfaqen prej 24 mijë metrash katrorë përfshin faltoren, vendin e mysafirëve, shatërvanin, kuzhinën, bujtinën, barakën, kullën e kujdestarit dhe dhomën e dhikrit.

Specifike në teqe janë edhe çezmet e me zbukurime që u ngjasojnë fytyrave të luanëve.

Dervishi bektashi Abdulmutalip Bekiri, duke folur për gazetarin e AA-së dha informacione në lidhje me teqen. Bekiri, i cili veten e cilëson si hyzmeqar i teqes dhe i popullit dhe rrjedhimisht edhe si hyzmeqar i së vërtetës, tregoi se Bektashizmi në Tetovë ka arritur në shekullin XIII.

Sipas tij, themelet e teqes janë hedhur më 7 shkurt 1538 nga veziri i madh i Sulltan Sulejmanit, Server Ali Pasha.

Duke dhënë gjithashtu porosinë e tij në lidhje me muajin e Ramazanit, Bekiri u shpreh se “E uroj tërë botën islame me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duhet që në mënyrë vëllazërore ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Dera e teqes është e hapur për çdokë që vjen. Vëllezërit nga Turqia në vitet që kemi lënë pas kanë organizuar aktivitete të ndryshme. Do të thoja ashtu siç thotë edhe Junusi: “Eja, të njihemi!”

20160607_2_17387484_11123060_Web

20160607_2_17387484_11123063_Web

20160607_2_17387484_11123062_Web

20160607_2_17387484_11123065_Web

20160607_2_17387484_11123067_Web

20160607_2_17387484_11123068_Web

20160607_2_17387484_11123069_Web

20160607_2_17387484_11123070_Web

20160607_2_17387484_11123073_Web

 

20160607_2_17387484_11123061_Web

20160607_2_17387484_11123066_Web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button