Strasburg, KERI publikon raport për Maqedoninë

Komisioni Evropian për luftë kundër racizmit dhe intolerancës (KERI) sot në Strasburg e publikoi Raportin për Republikën e Maqedonisë, i cili ka të bëjë me raundin e pestë të evaluimit dhe fokusohet në katër tema të cilat janë të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare, legjislacionin, fjalën e urrejtjes, dhunën dhe politikisht për integrimin, si dhe shumë çështje lidhur me secilën prej këtyre temave.

Raporti, raporton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, përqendrohet edhe në rekomandimet të cilat i nënshtrohen ndjekjes kalimtare dhe të cilat nuk janë ose janë pjesërisht të implementuara pas raundit të katërt të monitorimit.

Në kuadër të raundit të pestë të monitorimit, sërish kërkohet zbatimi parimor i dy rekomandimeve konkrete të përmbajtura në raport dhe shtohet se në afat më të gjatë se dy vite pas publikimit të këtij raporti, KERI do të zbatojë proces të ndjekjes kalimtare të realizimit të këtyre rekomandimeve.

Raporti e përfshin situatën duke përfshirë 9 nëntorin e vitit 2015 dhe të gjitha ngjarjet pas kësaj date nuk janë përfshirë me analizë, as nuk janë marrë parasysh në konkludimet dhe propozimet e KERI.

Nga miratimi i raportit të katërt të KERI për Republikën e Maqedonisë të publikuar më 28 prill të vitit 2010, është arritur përparim në një numër të madh të fushave, thuhet në përmbledhje.

Në vitin 2010 u miratua Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili si baza të diskriminimit parasheh racën, ngjyrën e lëkurës, përkatësinë etnike, gjuhën, shtetësinë dhe fenë.

Në vitin 2014, Ministria e Drejtësisë formon grup pune për krimin nga urrejtja, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup. Në të janë përfshirë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Publike, Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë dhe disa organizata joqeveritare. Në vitin 2015, Ministria e Punëve të Brendshme hapi Linjë të kuqe përmes të cilës mund të parashtrohen ankesa dhe të paraqiten raste të gjuhës së urrejtjes në mënyrë të thjeshtë përmes internetit.

Në vitin 2014 u miratua kornizë e re ligjore me të cilën rregullohet punësimi në shërbimin shtetëror dhe sektorin publik, e cila tërësisht duhet të fillojë të zbatohet nga fundi i vitit 2015. Me të pritet të orientohet procesi i punësimit të pjesëtarëve të të gjithë bashkësive etnike dhe të vendoset sistem për grumbullim të të dhënave të segreguara etnike për punësimet në sektorin publik.

Autoritetet miratuan edhe Strategji për  romët për periudhën 2014-2020, e cila fokusohet në pesë sfera strategjike: punësimi, arsimi, banimi, mbrojtja shëndetësore dhe kultura. Planet aksionale kombëtare për katër sferat e para dhe për mbështetje të grave rome duhet të miratohen deri në fund të vitit 2015.

KERI i përshëndet këto hapa pozitive në Republikën e Maqedonisë, por thekson se edhe krahas progresit të arritur, disa çështje brengosin.

Kodi zgjedhor në vend ende nuk është harmonizuar tërësisht me Rekomandimin e përgjithshëm nr. 7 të KERI-së për legjislacion kombëtar për luftë kundër racizmit në dispozitat nga sfera e të drejtës civile dhe administrative.

“Në zyrën e Avokatit të Popullit, tashmë disa vite janë zbrazur 17 vende pune si rezultat i stopimit të punësimeve në sektorin publik. Kjo mangësi e jashtëzakonshme e kuadrit ndikon ndaj aftësisë së Avokatit të Popullit që ta kryejë punën e tij. Ligji me të cilin themelohet Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi nuk parashikon dispozitë për shërbim profesional si mbështetje të Komisionit, me ç’rast pengohet veprimtaria e punës së tij, thuhet në raportin e KERI-së.

Tensionet etnike midis komuniteteve më të mëdha, shtohet, mbeten në nivel të lartë dhe gjuha raciste e urrejtjes është problem i përhapur gjërësisht, i cili në masë të madhe mbetet i paverifikuar dhe krijon atmosferë në të cilën mund të paraqiten akte të dhunës racore.

Më tej, potencohet se jotoleranca ndaj pjesëtarëve të LGBT komunitetit ndodhet në nivel të lartë shqetësues, ndërsa nxitja e urrejtjes homofobike,transfobike dhe dhuna rritet dhe nuk pengohet dhe dënohet në mënyrë efikase nga ana e organeve kompetente. Në mënyrë plotësuese, pjesëtarët e LGBT komunitetit shpesh i nënshtrohen edhe formave të tjera të diskriminimit dhe jotolerancës në jetën e tyre të përditshme.

Gjendja e komunitetit rom ende është shumë e vështirë, me shkallë të lartë të margjinalizimit shoqoror-ekonomik, posaçërisht në sferat e arsimit, punësimit, banimit dhe mbrojtjes shëndetësore. Paradokohe, thuhet, romët u nënshtrohen profilimit racor në vendkalimet kufitare gjatë përpjekjeve të tyre që ta braktisin vendin.

Disa komunitete fetare, posaçërisht nga besimi krishtero-ortodoks, ende nuk mund të regjistrohen edhe krahas rekomandimeve paraprake të KERI-së për zgjidhje të kësaj çështjeje.

Në raport, KERI kërkon autoritetet të ndërmarrin aktivitete në disa fusha dhe jep një seri të rekomandimeve.

Rekomandohet se autoritetet duhet, në përgjithësi, ta harmonizojnë Ligjin Penal dhe përcaktimet relevante civilo-juridike dhe adminsitrative – juridike me Rekomandimin e përgjithshëm nr. 7 nga KERI.

Më tej, duhet t’i plotësojnë vendet bosh të punës në zyrat e Avokatit të Popullit si hap i parë drejt sigurimit të ekipit përkatës kuadrovik, në proporcion me volumin e tij të punës. Në këtë kuptim, autoritetet gjithashtu duhet të sigurojnë shërbim profesional i cili do të sigurojë mbështetje të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.

Autoritetet e Maqedonisë duhet ta nxisin dënimin e gjuhës së urrejtjes dhe kontra – gjuhën nga ana e funksionarëve të lartë dhe politikanëve. Të gjitha partitë politike në vend duhet ta dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe tu bëjnë thirrje anëtarëve të tyre dhe ithtarëve të përmbahen nga përdorimi i gjuhës së tillë.

Nga Maqedonia kërkohet të zgjerohen iniciativat ekzistuese për trajnim për dhunën ndaj dallimeve dhe homofobisë/transfobisë dedikuar për pjesëtarët e organeve kompetente për zbatimin e ligjit, respektivisht policisë dhe prokurorisë publike, si dhe për gjyqësisë. Motivet e mundshme të anshmërisë duhet në mënyrë konzistente të theksohen nga ana e policisë në kallëzimet penale dhe gjatë kryerjes së hetimeve, si dhe rradhazi në procedurat gjyqësore. Të zgjidhet problemi i mosparaqitjes, autoritetet duhet të zbatojnë masa për ndërtimin e besimit me qëllim që të përmirësohet raporti mes policisë dhe grupeve të prekshme, respektivisht LGBT bashkësisë.

KERI bën thirrje që të zgjidhet, pa anulime, çështja për regjistrimin e grupeve të vogla fetare. Regjistrimi i tyre, rekomandojnë nuk duhet të pengohet me formalitete të mëdha.

Kërkohet të sigurohet trajnim përkatës për policinë kufitare me qëllim që të kryejë të gjitha detyrat e veta pa profilime racore.

Autoritetet të zbatojnë në mënyrë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse hetimet për të gjitha llojet e diskriminimit të pjesëtarëve të LGBT-së, së bashku me atë bashkësi. Ky hulumtim, gjithashtu, duhet të jap hapësirë për përgatitjen dhe miratimin e planit aksionar për eliminimin e formave të tilla të diskriminimit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë jep komente të veta në Raportin e KERI, i cili është publikuar me pajtueshmërinë e saj.

KERI është organ i pavarur i ekspertëve të Këshillit të Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button