LSDM: Tërheqja e tërësishme e abolimit nga Ivanovi, fitore e Maqedonisë

LSDM­ jnjoftoi se vendimi i Ivanovit për anulim të tërësishëm të faljes paraqet fitore të Maqedonisë demokratike dhe të opozitës.

“Fjala është fjalë. Thamë abolimet e turpshme, jokushtetuese duhet tërësisht të anulohen. Kjo ndodhi. Thamë ka bazë kushtetuese dhe ligjore për konvokim të Parlamentit. Dhe kjo ndodhi. Thamë se nuk do të ketë zgjedhje kriminele më 5 qershor. Dhe kjo u dëshmua. Nëse deri tani dikush nuk e ka të qartë prej sot do t’u bëhet e qartë të gjithëve: E drejta do të kthehet, ligjet do të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë. Secili që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet”, qëndron në reagimin e LSDM­-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button