Arbana Osmani në ndihmë të fëmijëve të ngujuar!

Prej pak ditësh “Top Channel” ka bërë me dije nismën më të re që lidhet drejtëpërdrejtë me familjet në nevojë, duke i ndihmuar sadopak me dhuarata apo ndihma të ndryshme në vigjilje të festave në mënyrë që dhe ata të kenë mundësi të ndjejnë sadopak aromën e festave të fundvitit.

Ndërsa fotot që do të shikoni tani do t’ju çojnë diku tjetër, pikërisht në Shkodër tek një familje e ngujuar. 

Këtë herë emisioni “Shqip” i gazetares Rudina Xhunga ka kthyer vemendjen tek një familje e ngujuar në Bardhaj të Shkodrës, ku misioni i Xhungës dhe Osmanit ka qenë që të luftojnë fenomenin e gjakmarrjes, i cili është plagë e madhe në shoqërinë shqiptare.

Kjo nismë është përshëndetur në mënyrë masive dhe në rrjetin social të Osamanit, ku mijëra fansa e kanë përgëzuar një iniciativë të tillë shumë domethënëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button