Xhaka: Adnan, luaj për Shqipërinë!

Granit Xhaka është shumë i lidhur me Kosovën. Këtë e konfirmon fakti se çdo pushim, ai e kalon në vendlindjen e tij.

Njëjtë ka vepruar edhe tani, ngase Xhaka ka ardhur në Prishtinë për t’i kaluar festat e fund-vitit. Ai ndihet i lumtur që ka prejardhje nga Prishtina, derisa është shprehet krenar që nga Kosova gjithnjë po dalin futbollist të mëdhenj, të atillë që shpejt po bëjnë emër në Evropë.

Njëri ndër ta është edhe Adnan Januzaj, i cili po shkëlqen me Manchester Unitedin. Xhaka e ka lavdëruar 18 vjeçarin për paraqitjet e mira që po i shfaq në Premierligë.

“Adnanin nuk e njoh, por i kam parë dy-tri paraqitje të tij. Ai është një lojtar i mirë, por ende është i ri. I nevojitet ende kohë, por po shihet se ka talent të madh”, tha Xhaka për gazetën Arena.

Siç dihet, Januzaj ende nuk ka vendosur se për cilën Kombëtare të luaj në të ardhmen – atë të Shqipërisë, Belgjikës apo Anglisë. Edhe pse vetë për arsye të veçanta pati vendos të luaj për Zvicrën, Xhaka e ka sugjeruar Januzajn ta zgjedh Kombëtaren shqiptare.

“Si krejt shqiptarët, edhe unë do t’i propozoja Adnanit që të luan për Shqipërinë apo Kosovën. Nuk e di për kë tjetër mund të luaj, andaj më së miri do të ishte që ai ta zgjedh Shqipërinë, për hir të gjithë shqiptarëve, por edhe për mua”, ka deklaruar Xhaka.

Lajme të ngjashme

Back to top button