Trajanov: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore

Lidhja Demokratike propozon R. e Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore, si bazë për demontimin e sistemit njëpartiak dhe përforcimin e përgjegjësisë gjatë marrjes së vendimeve thelbësore dhe sundimin e të drejtës.

“Nëse Maqedonia është një njësi zgjedhore, përbërja e Parlamentit do të jetë reflektim real për vullnetin e qytetarëve, por edhe në masë të madhe do të zvogëlohen mundësitë për shkeljen e të drejtave zgjedhore, partitë duhet të bashkëpunojnë dhe do të krijojnë kushte për qeverisje më të përgjegjshme”, tha sot në konferencën për shtyp kryetari i LD, Pavle Trajanov.

Sipas tij, ky model zgjedhor hap mundësi edhe për partitë më të vogla të sapoformuara, si dhe për bashkësitë më të vogla etnike. Ai ju bëri thirrje partive politike, asociacioneve të qytetarëve dhe të gjithë qytetarëve ta mbështesin këtë nismë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button