Serbia i njeh me zor letërnjoftimet e Kosovës

Qeveria e Serbisë është dorëzuar më në fund përballë presioneve që i kanë shkuar nga Brukseli zyrtar pas ankesave të Qeverisë së Kosovës se Beogradi zyrtar nuk po e zbaton Marrëveshjen e arritur me Prishtinën zyrtare për lëvizje të lirë të qytetarëve kosovarë në Serbi me letërnjoftime biometrike.

Deri para pak ditësh, policët kufitarë serbë, përveç që u kanë marrë ryshfet kosovarëve me letërnjoftim kosovar, që nga 9 dhjetori kur Ministria e Brendshme e Kosovës filloi lëshimin e letërnjoftimeve të reja biometrike për kosovarët, policët kufitarë serbë i kanë injoruar këto dokumente, duke i kthyer mbrapshtë kosovarët që kanë synuar hyrjen në territorin e Serbisë me letërnjoftime të reja të Kosovës. Kjo është cilësuar nga Qeveria e Kosovës si shkelje e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë nga Qeveria e Serbisë.

Kështu, sipas një zyrtari të lartë të Qeverisë së Kosovës, i cili është pjesë e ekipit dialogues, për disa ditë rresht, pala kosovare ka dërguar raste konkrete në Bruksel të qytetarëve që janë refuzuar nga pala serbe në hyrje të kufijve vetëm pse kishin letërnjoftime biometrike, si dhe denoncime për ryshfet që policët serbë u kërkojnë kosovarëve për t’i lejuar të hyjnë në territorin serb./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button