Durguti një hap afër kualifikimit në turneun e Plovdivit

Një nga tenistët më të suksesshëm shqiptar në Maqedoni, Besir Durguti e ka filluar me shumë sukses javën. Durguti për momentin është në Bullgari, në qytetin Pllovdiv, ku po zhvillohet turneu ITF FUTURES, i cili është me vlerë 10,000 dollar.

Fillimisht tenisti shkupjan ishte në ndeshjet kualifikuese, e kua ka arritur të shënojë dy fitore. Në raundin e parë Durguti ishte më i mirë se vendasi Anton Georgiev, të cilin e eliminoi me rezultat të pastër 6-0 dhe 6-0, ndërsa në raundin e dytë gjithashtu për kundërshtarë kishte tenist nga Bullgaria, ai ishte Iliyan Barumov, e që këte e fitoi me rezultat me 6-0 dhe 6-1.

Tani Durguti është në pritje të meçit në raundin e tretë, e që është e fundit për tu futur në turneun kryesor. Durguti pritet që të luajë ndaj fituesit në duelin Vasil Shandarov nga Bullgaria, i cili është bartësi  i 10, ose kundër grekut Michalis Sakellaridis. Të përkujtojmë se Besir Durguti në këtë turne është bartësi i shtatë në kualifikime. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button