Sulme ajrore në Halep, 18 të vrarë dhe 50 të plagosur

Si pasojë e sulmeve me bomba vakum dhe fuçi të ndërmarra në rajonet nën kontrollin e kundërshtarëve të qeverisë, në Halep, nga regjimi i Asadit dhe elementëve ajrore të Rusisë në Siri kanë humbur jetën 18 civilë dhe janë plagosur 50 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i mbrojtjes civile İbrahim Ebu Lejs, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarakë rusë dhe helikopterë të ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar me bomba “vakum dhe fuçi” vendbanimet në Kastillo, Xhisr Haxh, Badijin dhe Mujesir, zona të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep.

Ebu Lejs ka vënë në dukje se si pasojë e bombardimeve ruse dhe të regjimit kanë humbur jetën 18 civilë duke përfshirë gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur 50 persona të tjerë. Ai ka theksuar se ekipet e mbrojtjes civile kanë nxjerrë civilët e mbetur nën rrënojat në lagjen Mujesir.

Duke nënvizuar se rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Halep po bombardohen intensivisht, Lejs ka theksuar se rusët kanë bombarduar vendbanimet në rajonet Anadan dhe Hrejtan si dhe rajonin Kafr Hamra.

Lejs ka theksuar se për shkak të sulmeve intensive ekipet e mbrojtjes civile kanë vështirësi të mbërrijnë në zonat e sulmuara. “Rusia dhe regjimi për çdo ditë ndërmarrin masakra të reja. Halepi po digjet për shkak të sulmeve ruse dhe të regjimit. Kërkojmë që komuniteti ndërkombëtarë të ushtrojë presion për ndalimin e sulmeve të ndërmarra në qytet dhe ndaj regjimit.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button