Besmi do ti ‘evropianizojë’ studentët

Qeveria dhe Universitetet e  vendit do të bashkëpunojnë në fushën e integrimeve me qëllim që të nxisin agjendën evropiane të vendit.

Me këtë rast zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi  firmosi memorandum bashkëpunimi me rektorët e Universiteteve shtetërore dhe publike.

Ky dokument do t’u mundësojë studentëve të kryejnë punën praktike në Sekretariatin për çështje evropiane, do t’u ndahen bursa për studime pas diplomike, ndërkaq do të realizohen edhe një sërë ligjëratash dhe debatesh shkencore që lidhen me procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Tema evropiane është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë dhe si për të avancuar procesin e integrimeve po ashtu edhe për të përmirësuar jetën në Maqedoni, për rritjen e kapaciteteve demokratike dhe institucioneve brenda vendit dhe një mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme”, tha Besimi.

Nga ana tjetër rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ahmeti vlerësoi se ky bashkëpunim do të ofrojë shumë vlera sociale dhe kulturore të Evropës ku të gjithë synojmë të integrohem

“Bashkëpunimet e këtij niveli, hapja e diskutimit për çështje të përbashkëta të zhvillimit të arsimit, kontributi i komunitetit arsimor për aspiratën e kamotshme të integrimit do të na ofrojnë më shumë vlera sociale dhe kulturore të Evropës ku të gjithë synojmë të integrohemi”, tha Ahmeti.

Firmosës të memorandumit janë Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore, ‘Universiteti Kirili dhe Metodi’, ‘Unversiteti Shën Klimenti i Ohrit’, Shën Apostol Pavle dhe ‘Goce Dellçev’.

Lajme të ngjashme

Back to top button