LD: Një njësi zgjedhore për Qeveri më të përgjegjshme

Nëse Maqedonia bëhet një njësi zgjedhore, përbërja e Kuvendit do të jetë pasqyrë më reale e vullnetit të qytetarëve, por edhe do të zvogëlohen mundësitë për shkelje të rregullores zgjedhore. Partitë do të duhet që patjetër të bashkëpunojnë dhe kështu do të krijohen kushte për Qeveri më të përgjëgjshme. Kështu thonë nga Lidhja Demokratike, transmeton Portalb.

Ata u bëjnë thirrje partive politike që ta përkrahin iniciativën për një njësi zgjedhore, nëse janë për qeverisje të përgjegjshme dhe të drejtë.

Sipas tyre, kjo iniciativë do të duhet të jetë prioritet e Qeverisë, e cila pritet të formohet gjatë këtij muaji për të krijuar kushte për zgjedhje fer dhe kredibile./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button