Humb jetën një person në një aksident në rrugën lokale Tetovë­-Trebosh

­ Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë, në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 në rrugën lokale Tetovë­-Trebosh, në afërsi të mbikalimit drejt këtij fshati.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, njoftoi se automjeti “Folksvagen Golf” i drejtuar nga R.S (33) nga Treboshit, tani për tani për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka goditur drunjtë që kanë qenë në afërsi.

“Nga rrokullisja dhe goditja, shoferi dhe tre bashkudhëtarët në automjet, një djalosh i moshës 15­ vjeçare dhe dy vajza E.A (20) dhe E.A (23) kanë marrë lëndime të rënda, dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore në Klinikën e Tetovës, janë dërguar për kurim në Klinikat e Shkupit, si raste urgjente. Rreth orës një pas mesnate, njëzetvjeçarja Edona A. si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Josifovski.

Me autorizimin e prokurorit publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Tetovë. Më pas automjeti është marrë dhe është dërguar për ekspertiza të mëtejmë dhe është duke u punuar në zbulimin e shkaqeve për aksidentin. Dëmi material nga aksidentit vlerësohet të jetë rreth njëqind e pesëdhjetë mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button