Përmbyeset kamioni me shampo që drejtohej nga shqiptari, “lahet” autostrada në Itali

Një kamion me shampo, sapun, krem dhe produkte të tjera, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar është përmbysur në autostradën A-14 në Forli të Italisë duke shkaktuar edhe kaos në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku drejtuesi 48-vjeçar humbi kontrollin e kamionit për shkak të daljes së njërës prej rrotave të makinës.

Shoferi shqiptar ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në ambulancën e Forlisë. Por mediat italianë shkruajnë se ky aksident ka shkaktuar edhe kaos në qarkullim, transmeton OraNews.

shampo

shampoo

shampooooo

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button