Si e rrëzoi Ali, Donald Trump-in me fjalë -jo me grushte

Legjenda e boksit, Muhammad Ali dhe njëri nga ngërzit më të famshëm në botë të të gjitha kohërave ka vdekur sot në moshë 74 vjeçare dhe nga ai ka shumë çka për t’u kujtuar.

Ali ishte i magjishëm në ring, por u bë i njohur edhe për një aspekt të jetës së tij – ai kishte një nga mendjet më të mprehta dhe ishte një orator i pashoq.

Diçka që asnjëherë nuk u largua, as kur sëmundja e Parkinsonit e dëmtoi fort.

Në fundvitin e kaluar, kur biznesmeni dhe kandidati i Republikanëve për President të SHBA-ve, Donald Trump, lëshoi propozimin e tij që t’u ndalohet hyrja myslimanëve në Amerikë, ishte myslimani më i famshëm amerikan që bëri atë që di më së miri – e rrëzoi Trump-in për toke, jo me grushte, me fjalë, njofton Klan Kosova.

“Unë jam mysliman dhe s’ka të bëjë asgjë me islamin vrasja e njerëzve të pafajshëm në Paris, në San Bernardino, apo kudo tjetër në botë. Myslimanët e vërtetë e dinë se dhuna nga të ashtuquajturit xhihadistët islamikë është pikërisht e kundërta e asaj që predikon islami.

Ne si myslimanë duhet të ngrihemi ndaj atyre që e përdorin Islamin për avancimin e agjendave të tyre personale, ata i kanë larguar shumë veta nga dëshira e të mësuarit se çfarë në të vërtetë është Islami. Myslimanët e vërtetë e dinë se feja nuk shpërndahet me dhunë dhe askush nuk mund të detyrohet të bëhet mysliman.

Duke folur si dikush që asnjëherë nuk është akuzuar për korrektësi politike, besoj se liderët tanë duhet të përdorin pozitat e tyre për të mundësuar më shumë të kuptuarit e Islamit dhe qartësimin e tij, të cilin e kanë turbulluar këta vrasës të devijuar, duke mos lënë të tjerët të kuptojnë se çfarë Islami në të vërtetë është”.

Ali që ishte konvertuar në mysliman suni në vitin 1975 asnjëherë nuk e përmend në letrën e tij emrin e Donal Trump-it, por letra ishte lëshuar nën titullin “Kandidati Presidencial propozon ndalimin e myslimanëve për emigrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button