Hungari, gjendet trupi i refugjatit i cili u mbyt në lumin Tisa

Gjendet trupi i refugjatit i cili u mbyt në lumin Tisa në përpjekjen e tij për të kaluar nga Serbia në Hungari duke notuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga stacioni policor Csongrad në Hungari kanë konfirmuar se kanë gjetur trupin e personit të cilit me miqtë e tij të mërkurën duke notuar tentuan të kalonin nga Serbia në Hungari. Zëdhënës i stacionit policor Szabolcs Szenti tha se policia të mërkurën zbuloi dy njerëz që përpiqeshin me not të kalojnë në Hungari.

“Ishim duke punuar në atë drejtim për ti bindur që të kthehen, ku vëtëm njëri nga ta u bind. Që atëherë vijojnë kërkimet për personin tjetër”, tha ai.
Hungaria është njëra nga synimet kryesore të refugjatëve. Për të parandaluar një fluks edhe më të madh të refugjatëve Hungaria ka vendosur gardh me tela në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë.Autoritetet hungareze më 9 mars kanë ngritur masat e sigurisë dhe në pjesën më të madhe të vendit u shpall “situatë emergjente”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button