Kush ishte Muhammad Ali?

I lindur më 17 janar 1942, në Louisville, Kentyck, Muhammad Ali u bë i famshëm pas triumfit në Olimpiadën e Romës më 1960, në peshat e lehta, njofton Klan Kosova.
Muhammad Ali mposhti Sonny Liston më 1964, për të fituar titullin e parë botëror, duke u bërë edhe i pari boksier që e fiton titullin në peshat e lehta, në tri ngjarje të ndryshme.“Sportisti i shekullit” dhe “Personaliteti sportiv i shekullit” ishte i njohur për fjalët e mëdha para ndeshjeve si edhe parashikimet e tyre, po aq sa edhe për aftësinë për t’u përballur në ring.Ali po ashtu kujtohet për të qenit pjesëmarrës i kampanjave për të drejtat e njeriut. I pyetur si si do që të mbahet mend, në një rast ai pati thënë: “Si njeri që s’i shiti kurrë të tijët. Por nëse kjo është shumë, atëherë veç si një boksier i madh. Nuk më pengon aspak edhe nëse nuk e përmendni sa i pashëm isha”.

Ai kaloi në boksin profesionist menjëherë pas Olimpiadës së Romës dhe ngjiti rangjet, duke mrekulluar turmat me shoun që bënte në ring – me lëvizje këmbësh dhe reflekse të rrufeshme.

Kampioni britanik Henry Cooper ishte afër që ta mundte, më 1963 në përballjen e tyre në Londër, pasi e kishte hedhur në tapet. Por në raudin tjetër, ai mori një goditje të fuqishme në pjesën e syrit, duke u detyruar që të heq dorë.

Vitin tjetër, Ali shokoi opinionin botëror duke u bërë kampion bote në moshën 22 vjeçare. Ai parashikoi se do ta mposhtte Sony Listonin, që s’dinte për humbje deri atëherë. Pas gjashtë raundesh, kampi i Liston hodhi leckën e bardhë në tapet, pasi kampioni i deriatëditshëm nuk po mund t’i bënte ballë të riut të papërmbajtshëm.Në atë kohë Ali ishte pjesë e lëvizjes së Marthin Luther King, që kërkonte barazi në të drejta.

Më 1967 ai mori vendimin e guximshëm për ta kundërshtuar luftën e Vietnamit, që u kritikua shumë nga amerikanët. Ai refuzoi që të bëhej pjesë e formacioneve luftarake që shkonin atje dhe si pasojë humbi titullin dhe licencën prej boksieri. Për katër vjen nuk iu lejua të bënte gjënë që dinte të bënte më mirë: të rrihte njerëz!

Pasi dënimi për vendimin e tij u hoq më 1971, Ali u kthye në ring për të zhvilluar tri nga betejat më ikonike në histori të boksit.

Të parën humbje në skenën profesionale e pati dhuratë nga Joe Fraizer, në Përballjen e Shekullit, në Neë York  më 8 mars 1971. Titullin e rifitoi pas përtokjes që i bëri George Forean, në Zaire – tash Republika Demokratike e Kongos – më 30 tetor 1974. Të famshme nga kjo përballje kanë mbetur thirrjet e kongolezëve: “Ali Bomaye”, “Ali Mbyte”.

Ali u përball me Fraizer për të tretën herë në Filipine, më 1 tetor 1975, për të dalë edhe një herë triumfues ai.

Karriera e tij përfundoi me dy humbje, nga Larry Holmes më 1980 dhe Trevor Berbick një vit pas, duke shtuar zërat që thonin se ai duhej të ishte pensionuar më herët.

Në karrierën e tij të lavdishme, Ali zhvilloi 61 luftëra, në të cilat u mposht pesë herë dhe 37 i përfundoi me nakaut.

Jo vonë pas pensionimit, shëndeti i tij filloi të përkeqësohej dhe ai u diagnostikua me Sindromin e Parkinsonit, por duke mbetur figurë e dashur për publikun, kudo që shkonte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button