Ndahen vendime për sistemim të 228 nëpunësve policorë

Në stacionin policor me kompetenca të përgjithshme “Kisella Voda” sot u ndanë vendime të reja për sistemim të 228 nëpunësve policorë, të cilët deri më tani ishin të sistemuar në vende pune në rajonin e SPB Shkup, gjegjësisht jashtë vendbanimit të tyre.

Vendimet i ndau ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Gorançe Savovski, të cilët realizuan edhe takim me udhëheqësinë e SPB Shkup. Nëpunësit policorë prej tani do të kenë mundësi që diturinë dhe përvojën e fituar të tyre ta zbatojnë në pozicionet e reja të punës të cilët janë të locuar në vendbanimin e tyre.

“Këto vendime janë marrë në pajtueshmëri të prioriteteve themelore të konfirmuara në Strategjinë për menaxhim me resurse njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të personelit në Sektorët rajonalë për punë të brendshme, si dhe me qëllim të respektimit të aspektit socio-ekonomik nga jetesa e policëve të theksuar”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Prej atje theksojnë se do të vazhdojnë me angazhimet për përforcim të kapaciteteve të sistemit të sigurisë të Maqeodnisë, pa dallim të sfidave dhe rreziqeve me të cilat çdo ditë ballafaqohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button