Gjuzellov: Pasi të zgjidhen shkaqet, Maqedonia do të del nga kriza

Borjan Gjuzellov, nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i futar në emisionin “10 minuta” në TV 21, tha se derisa nuk sanohen shkaqet që çuan deri në këtë krizë politike, Maqedonia do të mbetet e bllokuar në labirint. Gjuzellov thotë se, vendi do të jetë në rrugën e duhur, atëherë kur do të dëshmojë se Ligji dhe Kushtetuta vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, duke mos pasur parasysh se a janë funksionarë apo jo.

Prandaj, thotë ai, hapi i parë për kthimin e besimit në sistemin ligjor është tërheqja e plotë e vendimit për falje.

“Derisa arsyet e krizës nuk zgjidhen, ne nuk mund të flasim për dëmin e shkaktuar nga kriza. Dëmin e vendit e shkaktojnë pikërisht arsyet. Ato janë mosndarja e partisë nga shteti, mosrespektimi i parimeve të ndarjes së pushtetit, ndërhyrja në punën e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, pastaj liria e  mediave, lista e papastruar zgjedhore, etj…” tha Borjan Gjuzellov – QMBN

Në qoftë se ka disa sanksione nga ana e BE-së, ato do t’iu referohen zyrtarëve të caktuar, e jo shtetit, tha Gjuzellovi, i cili vlerëson se zvarritja e krizës, dërgon jashtë vendit një imazh se në Maqedoni nuk ka një sistem të qëndrueshëm kushtetues dhe ligjor e as institucione të forta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button