Elvis Rroshi: Nuk dorëhiqem, do vazhdoj detyrën time pasi jam i pafajshëm

Elvis Rroshi, ka ndryshuar qëndrim në lidhje me dorëheqjen e tij si Kryetar i Bashkisë së Kavajës. Rroshi ka thënë se është i pafajshëm dhe kjo mund të vërtetohet dhe nga dëshmia e penalitetit e marrë nga drejtësia italiane dhe se ai do të vijojë të bëjë detyrën e tij kundrejt qytetarëve që e kanë votuar, shkruan tvklan.al

Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, ai shkruan:

“Siç edhe jeni në dijeni, me koshiencën time, ju tregova për një letër, e cila më zuri në befasi disa ditë më parë.

Nisur nga ai moment, i vënë në kushtet si me qenë vrasës, apo hajdut i rrugës së kombit, unë mendova se s’mund të vazhdoja detyrën time duke qenë në qendër të akuzave, por pas vetëm 60 minutash, më vjen nga Italia dëshmia ime e penalitetit, e cila tregon të vërtetën, që unë jam komplet i pastër.

rroshi 2

Nga ai moment, bëra valixhen gati dhe u nisa për Itali me qëllim që betejes sime me drejtësinë t’i shkoj deri në fund, siç edhe ju kam premtuar njerëzve. Kam 3 ditë këtu dhe posedoj dy dëshmitë e mia të penalitetit dhe çdo certifikatë të mundshme, e cila tregon në dritën e diellit që unë s’kam patur probleme me drejtësinë italiane.

Duke qenë se jetojmë dhe punojmë me një shtet ligjor, kam vendosur që mos ju besoj letrave të bakallit, por çdo letër e cila ka vlerë ligjore dhe çdo element që e bën atë të vlefshme.

Ndaj, nisur edhe nga mijëra mesazhe që kam marrë nga votuesit dhe nga situata që më nxjerr të pafajshëm, kam vendosur të vazhdoj detyrën time me përulje kundrejt qytetarëve të mi deri në momentin që çdo gjë do sqarohet nga drejtësia.

Mandatin dhe detyrën e mrekullueshme të shërbimit ndaj qytetarëve nuk ma ka dhënë as Lulja, as Saliu dhe as Shqupi. Ma kanë dhënë bashkëqytetarët dhe atyre do t’iu bindem dhe shërbej deri në sekondën e fundit.

I bëj thirrje politikës që mos merret vetëm me një Kryetar Bashkie të një qyteti se unë as kam vrarë njerëz në Gërdec, as kam vrarë njerëz në bulevard, as kam vrarë shpresën e njerëzve, por kam ringjallur shpresën në qytetin tim, kam punuar, investuar dhe shtrirë dorën tek çdokush që më ka dhënë ndihmë qoftë edhe për një pemë për qytetin tim.

rroshi 1

Do kthehem në Shqipëri sëbashku me skuadrën e avokatëve të mi italianë, për të vënë pikat mbi “i” me drejtësinë dhe me publikun.

Siç edhe e ka merak Berisha, dëshmitë janë edhe me Elvis edhe me Ervin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button