Hykmete Bajrami: Kosova më e favorshme për investime se Shqipëria

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po thotë se Kosova ka një ambient më të favorshëm për investime nga jashtë, se sa që e ka Shqipëria.

Në emisionin Info Magaine në Klan Kosova, gjatë një interviste ajo është shprehur se shteti kosovar ka përpiluar politika tatimore më të lehta për të tërhequr investitorë e për të bërë biznes.

“Kanë filluar investimet në Kosovë. Vetëm javën e kaluar kishim 3 investime gjermane”.

“Tani Kosova ka një ambient të favorshëm për biznes, kemi masa mbrojtëse, kem hequr taksat dhe janë ndryshuar politikat. Mendoj që kemi një terren të favorshëm se Shqipëria. Nuk e di si është saktësisht në Shqipëri, por mund të konsideroj që numri i bizneseve nga Shqipëria në Kosovë është me i madh se sa nga Kosova në Shqipëri “, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button