Ritet numri i emigrantëve në Maqedoni

Maqedonia mbetet vendi transit më atraktiv për emigrantët nga kontinenti afrikan, Azia dhe Lindja e Mesme të cilët synojnë si destinacion final shtetet e BE-së. Autoritetet nuk po e kryejnë si duhet punën e tyre për të frenuar fluksin e emigrantëve, numri i të cilëve në realitet është më i madh se ai që është regjistruar zyrtarisht. Konstatimet dolën nga një debat mbi këtë çështje, nga shoqata ‘Analitika’.

 ‘Ajo që është shqetësuese, janë shifrat e rritjes së emigracionit në nivelin rajonal…Këtu bëhet fjalë për mijëra emigrantë të detektuar të cilët kalojnë transit përmes Ballkanit Perëndimor, pra jo vetëm në Maqedoni por në të gjithë rajonin. Organet kompetente nuk po ballafaqohen mirë me tejkalimin e këtij problemi’, tha Magdalena Lembovska, Hulumtuese e çështjeve të sigurisë, Analitika.

Përfaqësuesi i MPB-së mbrojti qëndrimin se policia është maksimalisht e angazhuar në kapjen e emigrantëve të paligjshëm. Faji iu la kolegëve grekë.

 ‘Dyndja e emigrantëve është rezultat i faktorëve të jashtëm ndaj të cilëve realisht ne nuk mund të ndikojmë, apo ta parandalojmë atë. Megjithatë, ajo që mund të bëjmë është se ne duhet të parashikojmë dyndjet, para se ato të ndodhin, dhe të marrim masat e nevojshme për frenimin e tyre’, u shpreh Nikolla Mirçevski, pjestar i Sektorit për çështje kufitare dhe emigracion, MPB.

Ndërsa shoqatat joqeveritare alarmojnë neglizhencën e organeve, kurse organet e hedhin topin tek kolegët grekë, fshatrat malorë të Komunës së Likovës vazhdojnë të mbeten oazë për emigrantët e paligjshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button