Vazhdon debati për bazën e propozimit për impiçmentin e presidentit Ivanov

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot përsëri duhet të takohet Komisioni për vlerësimin e bazës së Propozimit për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit, Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij për abolim. Komisioni duhet ta vazhdojë debatin për propozimin për impiçment të presidentit, i shtruar nga deputetët e opozitës.

Debati filloi dje, ndërsa Komisioni ka afat deri të hënën të përgatisë raport final të cilin më pas duhet ta elaborojë në seancë plenare në Kuvend. Deputetët e opozitës në debatin e djeshëm kuvendor vlerësuan se me aksionet për abolim Ivanov e ka thelluar krizën politike, e ka keqpëdorur funksionin dhe ka shkelur disa dispozita nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.  Sipas tyre, presidenti nuk ka pasur bazë juridike të sjellë abolim pa u zbatuar procedurë paraprakisht.

Anëtarët e Komisionit të VMRO­-DPMNE-­së, vlerësojnë se kërkesa e opozitës për impiçmentin e Ivanov është e paqëndrueshme dhe qëllimi i tij është të goditetet mbi institutionin president.

Sipas tyre, vendimi i presidentit Ivanov është kushtetues dhe i përmbajtur. Deputetët e pozitës e vlerësuan si të pabazë edhe kërkesën e kolegëve të tyre të opozitës që presidenti Ivanov të thirret të marrë pjesë në seancë.

Komisioni për impiçment i Ivanovit ka 11 anëtarë, ndërsa kryetar i saj është deputeti i VMRO-DPMNE-­së, Zoran Ilioski, nga grupi i deputetëve ka edhe pesë anëtarë. Nga dy anëtarë janë nga BDI-­ja dhe LSDM­ja, ndërsa një anëtar është i PDSH-­së.

Opozita e inicoi procedurën për impiçment më 13 prill, një ditë pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 personave. Më 27 maj ai e tërhoqi abilimin, për, siç theksoi, 22 persona të eksponuar politik. Ivanov i udhëzoi 34 personat e tjerë të cilët nuk dëshirojnë të falen, të parashtrojnë kërkesë për anulim të vendimeve që kanë të bëjnë me ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button