Ermira Mehmeti: Eh shqiptarë more shqiptarë të mjerë, në grackën e një gazetari antishqiptar

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmetit përmes profilit të saj në “facebook” ka shprehur mllefin dhe reagimin ndaj disa mediave dhe portaleve maqedonase dhe shqiptare, pasi që ajo ishte apostrofuar në mënyrë indirekte për përfshirje në një skandal. 

Deputetja Mehmeti përmes rrjetit facebook ka shkruar me revoltë të madhe. Më poshtë vijon shkrimi publik i saj në murin e facebook, ku ka pasur dhjetëra komente në mbrojtje të saj. 

 “Eh shqiptare more shqiptare te mjere. Rate ne gracken e nje te veteshpalluri gazetar i cili ne secilin emision qe ka bere ka ofenduar dhe fyer shqiptaret!  Aq kollaj e besuat nje megafon propagandistik qe ne logjiken e tij emotive e psikologjike ka vetem luften kunder shqiptareve?!
Por, le t’u sherbejne per nder te gjitha fjalet dhe kualifikimet qe me keni bere, ne vecanti juve te nderuara femra. Une, personalisht, nuk do ja deshiroja t’i ndodhte kjo gje askujt, biles as rivaleve politike. Por, nuk jemi te gjithe njesoj, apo jo?! Ju deshiroj te gjitheve nje dite te mbare dhe vazhdoni te me ofendoni. Kjo le t’i sherbeje vetem ndergjegjes tuaj qe thirret aq shume ne vlerat dhe traditat e kombit shqiptar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button