1 mijë litra naftë vidhen nga një shkollë të rrethinës së Tetovës

Vidhen 1.000 litra naftë për nxemje nga rezervuari i shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Pirok të Tetovës.

Sipas deklaratave të policisë, personat e panjohur gjatë vikendit të kaluar, e kanë thyer zinxhirin metalik të kapakut të rezervuarit dhe më pas e kanë nxjerrë naftën, me çka e kanë kthyer kapakun dhe zinxhirin në pozitën në të cilën e kanë gjetur.

 “Dëmi material vlerësohet në rreth 59.000 denarë” bën të ditur zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë, Marjan Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button