“Qepë bajate” e plasuar si lajm aktual

[Recension: E pabesueshme: Një xehetar gjendet i gjallë pasi 17 vite ka qenë i groposur nën tokë]

Edhe “lajm-qepë”, edhe “informatë-qepë” bajate. Dhe për këtë lajm, i tillë siç është, është sulur një ueb-faqe informative e vendit, dhe një sërë të tjerash, dhe ai transmetohet si lajm i besueshëm. Njeriu nuk e di a të qajë apo të qeshet me produktet e këtilla që u plasohen lexuesve tanë.

Linku deri te artikulli origjinal 111: E pabesueshme: Një xehetar gjendet i gjallë pasi 17 vite ka qenë i groposur nën tokë

Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016 13:14

Data e recensionit: 31.05.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

“DY HERË MAT, NJË HERË PRE”

Që në vitin 2014, ueb-faqja World news daily report ka publikuar një tregim të pabesueshënm për atë se si një xehetar kinez rastësisht është gjetur në një xeherore ku ka qenë i groposur 17 vite. Që atëherë, para dy vitesh, shumë shpejt është konstatuar se bëhet fjalë për “lajm-qepë”, për shkak se kjo ueb-faqe është e njohur për publikimin e storjeve bombastike, spektakolare dhe të pavërteta. Disa medie kanë transmetuar se lajmi thjesht nuk është i vërtetë.

„Chinese Miner Found Alive After 17 Years Underground” is Hoax – International Business Times (10.05.2014)

„Deep Underground”Snopes (12.05.2014)

Në fakt, se për çfarë lloji të medies bëhet fjalë, shihet qartë edhe “nga aeroplani”, pasi ta lexoni pjesën “për ne” të World news daily report ku shkruan se është “gazetë cioniste amerikane-hebreje me seli në Tel Aviv kushtuar mbulimit të lajmeve biblike-arkeologjike dhe mistereve të tjera nga e gjithë bota.”

222

Mirëpo, ja edhe sikur të mos kishit lexuar më shumë për këtë faqe, a nuk ju thotë logjika e shëndoshë se kjo informatë është pak e dyshimtë pasiqë “një xehetar ka mbijetuar 17 nën tokë, në gropë, në mes tjerash duke i ngrënë edhe kolegët e tij të vdekur.”

Shtrohet pyetja se si pas dy vitesh kjo “qepë e huaj” importohet në “tregun e vendit”. Me të vërtetë, është e pabesueshme se çka i “shitet” publikut në vend edhe atë jo vetëm nga një vend, por nga më tepër medie.

Neni i parë i Kodit të gazetarëve sugjeron se:

Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur

Vetëm se kush ta verifikojë! Poashtu nuk ka asnjë nishan nga thënia popullore: “dy herë mat, një herë pre”, ose nga këndvështrimi gazetaresk: “dy herë verifiko, një herë publiko”.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button