Prezantohet Raporti për gjendjen me fëmijët dhe të rinjve në institucionet edukative-­korrigjuese

­Raporti i veçantë për situatën me fëmijët dhe të rinjtë me problemet edukative­sociale dhe sjellje të çrregulluar, të vendosur në institucione, me theks në Shtëpinë Edukativo-­korrigjuese Tetovë, e cila për momentin është vendosur përkohësisht në Institucionin ndëshkues­korrigjues Burgu-­Ohër sot u prezantua në Shkup nga Avokati i Popullit.

Hulumtimi i cili është përmbajtur në Raportin e veçantë është zbatuar nga ekipi i përzier nga nëpunësit shtetërorë te Avokati i Popullit dhe nga Sektori për mbrojtje të fëmijëve dhe të personave me nevoja të veçanta në periudhën mars­maj të vitit 2016.

Zëvendësavokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa duke e prezantuar raportin theksoi se në SHEK Tetovë e cila përkohësisht është vendosur në INK Ohër ka hapësira jo mjaftueshëm të pajisura për fëmijët, hapësirë të kufizuar për lëvizje dhe hapësira të pajisura në mënyrë jo të duhur për arsim, plotësim të kohës së lirë, lojëra etj. Shtoi se mungojnë pedagogë dhe punonjës social për punë me këta fëmijë me çka pamundësohet procesi i përgjithshëm dhe cilësor i risocializimit të tyre.

“Në institucion nuk ka të vendosur arsim të rregullt fillor dhe të mesëm me çka negativisht ndikon në marrjen e shprehive, krijimin dhe sendërtimin pozitiv të aftësive të vlefshme, duke i përfshirë edhe specializimin e punës dhe aftësimin e fëmijëve me punë të caktuara”, tha Bajramovska-­Mustafa.

Sipas saj, alarmuese është njohuria se fëmijëve iu ndahen prezervativë edhe pse obligim i institucionit është t’i mbrojë fëmijët nga çdo lloj dhune dhe keqpërdorime, duke e përfshirë edhe keqpërdorimin seksual.

Që të tejkalohet situata e tillë, siç është theksuar në raport, është i nevojshëm përfundim i ndërtimit të SHEK Tetovë të ri në komunën e Volkovisë me çka do të përmirësohen kushtet për akomodim dhe trajtim të fëmijëve nga çdo aspekt. Bajramovska-­Mustafa shtoi se duhet të merren masa për përmirësimin e bashkëpunimit me gjykatat kompetente dhe qendrat për punë sociale, ndërsa për të punësuarit megjithatë të sigurohen trajnime të vazhdueshme për të vepruar me fëmijët.

Në prezantim është drejtuar edhe avokati i popullit të Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button