Ivanov: Për faljen do të veproj sipas ligjit dhe Kushtetutës

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në Samitin e PBEJL-së theksoi se do të respektojë ekskluzivisht ligjin dhe Kushtetutën.

Sa i përket vendimit të fundit për tërheqjen e vendimit për falje për 22 persona ai tha se vendimi i tij nuk ka qenë joligjor dhe kundër kushtetues dhe se është sjellë me qëllim që të mundësohet mënyrë për dalje nga kriza politike në vend.

“Liderëve u ofrova zgjidhje nga kriza, të ketë falje, për të gjitha lëndët që janë, edhe të pushtetit edhe të opozitës të ngrihet procedura që është mundësuar  edhe me Kushtetutën  edhe me Ligjin. Do të thotë nuk ka asgjë joligjore dhe jo kushtetuese. Ata refuzuan në mënyrë të tillë të zgjidhet kriza dhe krijuan kushte ligjore që të mund ajo të tërhiqet. Unë prita që sipas afateve ligjore të parashtrojnë kërkesë. Ato janë akte individuale, vendimet dhe zgjidhjet për secilin që është falur. Pasi nuk kishte reagim nga askush, as nuk dërgoi askush, atëherë vendimi im ishte për të gjithë ata që kishin më shumë reagime se politikanët janë jashtë ligjit,  se janë mbi ligjin, se ata nuk përgjigjen. Për atë tërheqja ime  ka të bëjë me të gjithë politikanët që ishin përfshirë me faljen. Ligji mundëson për të gjithë personat tjerë të parashtrojnë, ashtu siç deklaruan më parë, se janë të gatshëm të parashtrojnë kërkesë”, tha presidenti i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button