Kuvendi miratoi disa ligje me procedurë të shkurtuar

Kuvendi sot, në kuadër të vazhdimit të dytë të seancës së 103-të, i miratoi Ligjin për ndryshim të Ligjit për sport, si dhe Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Infrastrukturë kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

Me procedurë të shkurtuar janë miratuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim.

Deputetët momentalisht debatojnë për Raportin e Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik për vitin 2015. Komisioni, siç tha kryetari i saj Gjorgji Sllamkov, në vitin 2016 shënon jubile, një dekadë ekzistencë.

Në rend dite të seancës janë edhe raportet vjetore të Agjencisë për administratë, Avokatit të Popullit dhe Radio-Televizionit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button