Vazhdojnë mosmarrëveshjet mbi haxhin mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Kryetari i institucionit të haxhit dhe të vizitave të Iranit, Said Ohedi, tha se “nuk do të jetë e drejtë që qytetarët tanë të shkojnë në haxh nëpërmjet vendeve të tjera”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai për agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve Tesnim foli lidhur me mosmarrëveshjet me Arabinë Saudite në lidhje me pelegrinazhin e haxhit.

Ohedi, kryetari i institucionit të haxhit dhe të vizitave të Iranit i cili nuk ka nënshkruar marrëveshjen e përgatitur për rregulloren e periudhës së haxhit të këtij viti pavarësisht qasjeve pajtuese të Arabisë Saudite, pretendon se Arabia Saudite ka penguar pjesëmarrjen e haxhinjve iranianë në pelegranizhin e haxhit dhe ky është një “skenar politik” i përegatitur më parë.

Duke paralajmëruar qytetarët iranianë që mund të marrin pjesë në pelegrinazhin e haxhit nëpërmjet vendeve të treta, Ohedi u shpreh se “nuk do të jetë e drejtë që qytetarët tanë të shkojnë në haxh nëpërmjet vendeve të tjera për arsyen se këtë vit është përgatitur një mjedis psikologjik kundër Iranit nga Arabia Saudite dhe për arsyen se nuk do të ofrohen shërbimet konsullore ndaj kandidatëve haxhinj nga Irani”.

Ministria iraniane e udhëzimit islam dhe kulturës pati deklaruar se qytetarët iranianë këtë vit nuk do të marrin pjesë në pelegrinazhin e haxhit për shkak të mos arritjes së marrëveshjes me Arabinë Saudite për çështjet si ajo e vizave, shkuarjen e haxhinjve në vendet e shenjta dhe për sigurinë.

Ndërsa qeveria e Arabisë Saudite thotë se ka përmbushur kërkesat e parashtruara nga institucioni i haxhit dhe të vizitave të Iranit për zbatimin e adhurimeve të kandidatëve haxhinj të Iranit, por se delegacioni iranian nuk ka nënshkruar marrëveshjen e përgatitur për rregullat e sezonit të haxhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button