Të rinjtë i ikin bashkëpunimit me OJQ-të për shkak të frikës nga etiketimi!

Të rinjtë shumë rrallë vizitojnë dhe bëhen pjesë e ndonjë organizate joqeveritare, theksuan pjesëmarrësit gjatë debatit dhe prezantimit të broshurës: “Të rinjtë e informuar, të rinjtë e aktivizuar”, njofton OJQ “Civil”.

Profesoresha në SH.M.Q.SH. ‘’Rade Jovçevski Korçagin’’, Frosina Mitrusheva, thotë se shkollat ​​dhe institucionet janë të mbyllura për bashkëpunim me organizatat joqeveritare. Sipas saj edhe sipas një pjese të pjesëmarrësve, të rinjtë shumë rrallë vendosin për t’u anëtarësuar në OJQ, për shkak të mosinteresimit, sepse janë të painformuar por edhe nga frika e etiketimit. Gjithashtu, edhe prindërit i këshillojnë fëmijët e tyre që të largohen nga “politika” dhe nuk i lejojnë që të vizitojnë OJQ-të, ndërsa njëkohësisht i lejojnë që të bëhen pjesë e të rinjëve të ndonjë partie politike.

“Para tre viteve si anëtar i organizatës joqeveritare CIVIL – Qendra për Liri, kishim projekt “Të gjitha ngjyrat e vendit tim”, ndërsa kishim edhe temën “Të drejtat e njeriut, paqe dhe tolerancë”, ku pjesëmarrësit mund të garojnë në më shumë kategori të artit, veçanërisht, shprehjes grafike dhe fjalës së shkruar. Projekti ishte shumë i bukur dhe nëpërmjet tij, fëmijët, përmes vizatimit dhe ngjyrosjes, do të njoftohen më mirë. Megjithatë, nuk kemi gjetur në bashkëpunim nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit në Republikën e Maqedonisë dhe ai projekt nuk ishte zbatuar në shkollë “, thotë Mitrusheva.

Nxënësja e shkollës së mesme, Ivana Krstiq, thotë se sistemi arsimor është fajtori më i madh për mosinteresimin e të rinjve për t’u kyçur në aktivitetet e ndonjë organizate joqeveritare.

“Aktivizmi është gjëja më e bukur që më ka ndodhur, sepse arsimimi nuk më ka dhënë dituri të mjaftueshme”, theksoi Krstiq.

Gazetari dhe aktivisti qytetar Ognen Janevski i inkurajon të rinjtë për të luftuar që sa më shumë të jenë prezent në hapësirën mediatike, sepse kështu do t’u dëgjohet zëri.

“Servisi publik TVM duhet t’u ofrojë më shumë hapësirë ​të rinjve, sepse ka detyrim ligjor”, tha Janevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button