Kryetari i RDK-së Vesel Memedi takoi ambasadorin e Holandës, Plomp

Kryetari i RDK­së, Vesel Memedi vizitoi ambasadorin e Holandës në Shkup, Vouter Plomp.

Në këtë takim, u diskutua për krizën e thellë në vend dhe për solucionet e daljes sa më të shpëjtë nga kjo krizë, sa nuk është vonë. Memedi tha se pushteti i të gjitha periudhave kohore, që nga pavarsimi i vendit e deri më sot, është fajtor për këtë krizë të thellë sepse nuk ka ndërmarrë hapa të duhura në tejkalimin e këtyre problemeve që mos të vij deri në eskalim të këtyre përmasave.

“Mungesa e llogaridhënies, përgjegjësisë, anarkisë, arrogancës, mungesës së debatit, dhe shumë devijime tjera të këtij pushteti vetëm se kanë këndjellur edhe më shumë situatën në përgjithësi”, thuhet në kumtesë.

Memedi kërkoi nga ambasadori holandez Plomp, që së bashku me kolegët tjerë nga kori diplomatik të vazhdojnë edhe më fuqishëm me presionin kryesisht ndaj pushtetit, që të gjithë së bashku të punojnë në rikthimin e sundimit të ligjit dhe fuqizimin e institucioneve të vendit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të shpresohet të dilet nga kjo krizë kaq e thellë, me pasoja të rënda për shoqërinë në përgjithësi.

Ambasadori holandez Plomp theksoi se Maqedonia gjithmonë ka patur një mik të vërtetë në shtetin holandez dhe kjo miqësi do të vazhdojë të ekzistojë edhe në të ardhmen. Ambasadori Plomp theksoi se të gjitha forcat progresive në vend duhet të angazhohen maksimalisht të kryejnë detyrën e tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë zgjidhja do të mund të jetë e qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button