Këshilli i komunës së Gostivarit miratoi programet dhe aktivitete për 2014

Këshilltarët komunal miratuan nëntë Propozim Programet për aktivitetet e komunës së Gostivarit për vitin 2014, Programet në sferën e teknologjisë informatike (TI), fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe mbrojtjes nga zjarri, për aktivitetet nga sfera e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes se fëmijëve, Programën për aktivitetet në komunën e Gostivarit nga sfera e arsimit, kulturës dhe financimi i tyre, për aktivitetet në lëminë e sportit, për aktivitetet në fushën e dhënieve të bursave për talent të  rinj, ?ër përpunimin, ndryshim dhe plotësim si dhe sjelljen  e planeve urbanistike të komunës së Gostivarit. U miratua edhe Propozim-Vendimi për vërtetimin e kriteriumeve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsimin fillor për vitin 2014. 

“Në një periudhë të shkurtër të qeverisjes sonë i bëjmë me dije të gjithë opinionit se ne kemi punësuar 6 persona me aftësi të kufizuara, katër në ndërmarrjen publike Komunale “Komunalec” dhe dy në Komunën e Gostivarit. Në mandatin e kaluar janë larguar nga puna padrejtësisht punëtorë të ndryshëm në mesin e cilëve edhe persona të kësaj kategorie dhe se tani disa prej tyre janë rikthyer në vendin e merituar të punës, ku kanë qenë. Gjithë administrata dhe unë jemi të përkushtuar që asaj kategorie të qytetarëve në qytetin e tonë të ju kushtojmë rëndësi të veçantë dhe të ju krijojmë kushte të mira në mënyrë që ata mos ndjehen të diskriminuar nga pjesa tjetër e qytetarëve”, tha para këshilltarëve komunal, kryetari i komunës së Gostivarit”, Nevzat Bejta, duke folur për pikën që ka të bëje me sferën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. 

Këshilltarët i miratuan edhe Propozim Vendimet për ndarjen e mjeteve financiare shkollës së mesme “Shkolla e Mesme  Komunale” –Gostivar. Me këtë Vendim ndahen mjete finansiare nga Buxheti i komunës së Gostivarit për vitin 2014 për shkollën e mesme SHMK- Gostivar të dedikuara për  ndërtimin e Sallës Sportive. Mjetet të cilat i ndahen institucionit të cekur më lartë janë në vlerë prej 8.000.000,00, denarë, të parapara në programën NA –arsimi (të dala  kapitale), në pozicionin 482 –objekte tjera ndërtimore. Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se në kuadër të reformave që janë duke u bërë në sferën e arsimit është krijimi i kushteve sa më të mira në shkollat fillore dhe të mesme të komunës. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button