De Biasi zbulon listën përfundimtare, lë jashtë Rashicën, Rrahmanin, Gjimshitin dhe Shalën

Kanë marrë fund dilemat e mëdha për sa i përket listës zyrtare të kombëtares shqiptare në Futboll.

Trajneri i kombëtares sonë Xhani De Biazi mes dyshimesh të mëdha ka përcaktuar 23 kuqezinjtë që zyrtarisht do të përfaqësojnë Kombëtaren e Shqipërisë në eventin më të madh të historisë të futbollit tonë, transmeton Oranews.

Të sakrifikuarit janë katër futbollistë të rinj dhe me prespektivë. Natyrisht qe edhe ata e meritonin, si të 27 që ishin në Austri dhe jo vetëm…. por vetëm 23 është numri që do na përfaqësojë.

Milot Rrashica ishte emri më i lakuar, përpos formës së shkëlqyer që ka kaluar në kampionatin holandez.

Futbollisti i Viteshes ishte një ndër futbollistët që konsiderohej se mund të ishte një i ri surprizë, për kuqezinjtë.

I dyti ishte Berat Xhimshiti i cili suprizisht mori një KO nga italiani Xhani De Biazi.

Katërshen e futbollistëve të pafat e kompletojnë Armir Rrahmani dhe Herolind Shala.

I pari ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer në Kroaci duke qënë edhe në 11 më të mire të kampionatit kroat.

I dyti pra Shala, ende nuk ka bindur që të jetë në top listë.

Gjithsesi futbollistët do të jenë pranë ekipit, vetëm thjesht nuk do të jenë pjesë e skuadrës zyrtare.
Ja lista e plotë:

Portier:

-Etrit Berisha

-Alban Hoxha

-Orges Shehi

Mbrojtës:

-Arlind Ajeti

-Naser Aliji

-Mergim Mavraj

-Lorik Cana

-Elseid Hysaj

-Ansi Agolli

-Frederic Veseli

Mesfushor:

-Ledian Memushaj

-Ergys Kace

-Andi Lila

-Burim Kukeli

-Migjen Basha

-Odise Roshi

-Ermir Lenjani

-Taulant Xhaka

-Amir Abrashi

Sulmues:

-Bekim Balaj

-Sokol Cikalleshi

-Armando Sadiku

-Shkelzen Gashi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button