LR-PDSH: Vazhdojnë investimet asimetrike në shëndetësi

“Pas mega investimeve në Spitalin Klinik në Shtip, ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski paralajmëruan edhe një investim të ngjashëm, në spitalin e përgjithshëm në Strumicë. Kësaj radhe do investohen 4.5 mil. euro për rikonstruim si dhe 3 mil. euro për aparaturë bashkëkohore medicinale në shumë fusha të mjekësisë, d.m.th. 7.5 mil. Euro”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Sipas tyre, nuk ka kurrgjë të keqe të ketë kështu investime, por ata theksojnë se këto janë të koncentruara vetëm në Maqedoninë Lindore duke harruar gjendjen e rëndë të spitaleve në të gjitha qytet e Maqedonisë Perëndimore.

“Herën e fundit nëpër mediume u raportua për gjendjen katastrofale të spitalit në Strugë, në të cilën po ashtu gravitojnë shumë banorë. Reagojmë ashpër deri te përfaqësuesit e BDI-së në Ministrinë e Shëndetësisë të cilët janë indolent dhe indiferent ndaj kësaj padrejtësie dhe investime asimetrike”, shtojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button