Point 5.0: besimi në institucione dhe liria e shprehjes në rënie globale

Prej 23 deri më 28 maj, mbi 200 pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës u takuan në Sarajevë, në konferencën “Point 5.0”. Agjenda ishte e pasur me tema të ndryshme, pjesëmarrësit diskutuan rreth temave të përgjegjësisë dhe transparencës institucionale, rolin e fuqishëm të teknologjisë, lirisë së shprehjes dhe aktivizmit qytetarë. Aktiviteti në fjalë këtë vit për të pestën herë me rradhë u organizua nga: “ActionSEE”, “ZaštoNe?”, “CRTA”, “METAMOSPHOSIS”, “CDI” në bashkëpunim me “Techsoup”, “BTD”, “NED” dhe “Heinrich Bőll Stiftung”, njofton Portalb.mk.

“Temat të cilat  u prezantuan dhe për të cilat u diskutua në Point 5.0 janë vitale në zhvillimin e demokracisë në regjion. Konferenca vu në pah ngjashmërinë e sfidave me të cilat ballafaqohet jo vetëm regjioni por edhe vendet e tjera të botës. Gjithashtu u konfirmua që sektori joqeveritar luan një rol vendimtar në ruajtjen e interesit të qytetarëve dhe në senzibilizmin e tyre për çështje me rëndësi siç janë privatësia, liria e shprehjes, transparenca, etj. Konferenca në Sarajevë paraqet rezultatin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Metamorfozis me organizata nga Bosna, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova, dhe si bashkëorganizator, për të pestën herë me radhë e organizojmë këtë konferencë ku në një vend mblidhen përfaqësues të sektorit joqeveritar, qeveritar, media, biznes dhe akadamik për të dikutuar dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për sfidat bashkëkohore të shoqërisë.” thotë drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Sesioni i parë iu dedikua transparencës së qeverive në rajon, ku folën përfaqësues të organizatave që punojnë në krijimin e Indeksit të hapur rajonal. Sipas tyre, përgjegjësia dhe transparenca e qeverive në rajon është në nivel të ulët. Ndër tjerash Tamara Resavska nga Metamorphosis (Maqedoni) prezantoi projektin “Action CEE Network”. Sipas saj, qeverisja e mirë është çelës i shtetit ligjor dhe është kruciale që qeveria e mirë të bashkëpunojë me sektorin civil dhe mediat dhe t’i motivojë të njëjtat.

Adriana

Në sesionin tjetër Adriana Selmani (nga Fondacioni Metamorphosis, Maqedoni) dhe Sanela Lulić (nga Fondacioni Mozaik, Bosnje e Hercegovinë) prezentuan projektin e përbashkët “TechSoup Balkans”, i cili lehtëson punën e OJQ-ve duke iu mundësuar pajisje teknologjike falas ose për çmime të ulëta.

Përfaqësues të programeve nga Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Kosova treguan se si punojnë në verifikimin e fakteve në TV. Faik Ispahiu, përfaqësues i kallxo.com, respektivisht i programeve “Jeta në Kosovë” dhe “Drejtësia në Kosovë” theksoi se mënyra se si prezentohet fakti para shikuesve është po aq e  rëndësishme sa vetë fakti i verifikuar.

Në panelin që iu dedikua zgjedhjeve, përfaqësues të OJQ-ve nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia  prezantuan sistemin zgjedhor dhe gjendjen aktuale të vendeve në fjalë. Ata identifikuan probleme të ngjashme në gjithë rajonin, që për fat të keq bëjnë të ngecin proceset demokratike në regjionin e Ballkanit.

Zlatko Dimitrovski nga MOST sqaroi rrënjët e krizës politike në Maqedoni: mbështetja që e ka partia në pushtet nga qytetarët që ka punësuar, që sipas tij, i mundësojnë ulëse në Parlament; dhe fakti se ekonomia është më e rëndësishme se demokracia, ashtuqë qytetarët janë pasiv.

Riste

Riste Zmejkovski nga gazeta “BIRN” Maqedoni, prezantoi projektin “Shkupi 2014” dhe programin hulumtues me të cilin “BIRN” zbuloi se që nga viti 2010 deri tani janë shpenzuar 640 milion euro, ndërsa ishin parashikuar të harxhoheshin 80 milion euro.

Filip Stojanovski prezentoi projektin “Verifikimi i fakteve” të “Fondacionit Metamorfosis“.  Ai tha se ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së lexuesve për propagandën dhe shkrimet jo-profesionale që qarkullojnë në sferën mediatike në Maqedoni duke theksuar se kështu ngritet niveli i raportimit medial dhe lexuesi merr informata kualitiative dhe të sakta. Ndërsa Abbas Adel dhe Haytham Mones nga Egjipti prezantuan projektin “Akhbarmeter” të cilin e kishin krijuar mbi bazë të funksionimit të projektit “Verifikimi i fakteve”.

Përfaqësues të Institutit Shqiptar të Shkencës prezantuan projektin “Open Data Albania”, ku publikohen kontrata të dyshimta dhe blerje të dyshimta të funksionarëve publik. Ndërkohë u promovua edhe aplikacioni “Ec shlirë”, me anë të të cilit gjithkush në mënyrë anonime mund të raportojë ngacmime seksuale, ndërsa të dhënat shfrytëzohen për të përkrahur masa parandaluese.

Në panel të veçantë përfaqësues të të a.q.“Panama Papers” prezantuan punën  e tyre, në një tjetër përfaqësues të organizatave humanitare treguan se si teknologjia ua kishte lehtësuar aktivitetet në ndihmë të emigrantëve gjatë tërë kohës. Përfaqësues të Gjeorgjisë sqaruan se si funskionon qendra e shërbimeve publike, ku për të marrë dokumente si: letërnjoftim, pasaportë, çertifikatë të lindjes etj qytetarët presin maximum 5 minuta.

Ndryshe, në konferencë morën pjesë edhe gazetarë të Portalbit./Portalb.mk

portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button