Maqedoni: Më shumë se 13 mijë banorë jetojnë në “robëri moderne”

Maqedonia është në majën evropiane sipas përqindjes së qytetarëve që jetojnë në të a.q. robëri modern. Numri i përgjithshëm i të robëruarve modern, sipas Indeksit Global për robëri 2016, është 13.300 njerëz, transmeton Portalb.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve për të drejtat e njeriut, në botë afër 46 milion burra, gra dhe fëmijë jetojnë në robëri moderne. Vlerësimet janë publikuar në “Indeksin Global për robëri 2016”, të cilin e publikon fondacioni austrilian “Walk Free Foundation”.

Në majën botërore është rajoni azio-pacifist me 30, 4 milion njerëz, të cilët punojnë dhe jetojnë në kushte të robërisë.

Me numër më të madh të robërve është Korea e Veriut- 4.4% e banorëve, transmeton Portalb.

Si robëri modern perceptohet gjendja e eksploatimit nga e cila nuk mund të ikësh për shkak të kërcënimeve, dhunës, keqpërdorimit të fuqisë dhe mashtrimit. Për shembull, si robëri moderne: robërimi i detyrueshëm, shërbëtorët e shtëpive ose të robëruarit në bordele. Në përqindje janë të përfshirë edhe viktimat nga tregtia me njerëz, si dhe martesat e imponuara.

Në Europë, sipas përqindjes nga gjithë numri i banorëve, Maqedonia është në maje. 0.64 % e popullsisë trajtohen si rob. Më këtë Maqedonia pozicionohet në vendin e 18, në listën që bindshëm e udhëheq Korea e Veriut. Me përqindje të ngjashme si Maqedonia në listë janë Kolumbia, Maroko, Peru, Venezuela, Jordani, Tanzania dhe Angola. Në listë, nga vendet evropiane, vjen Polonia, e 24-ta, ndërkaq nga rajoni më afër është Bosnja dhe Hercegovina me 0.46% robër modern, nga numri i popullsisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button