Shega na zbukuron, por në ç’mënyrë?

Jo vetëm që shega është e tejmbushur me antioksidantë, vitamina K dhe C, potasium, zink dhe hekur, por ajo ndihmon për t’i dhënë lëkurës një pamje më të re dhe për t’i dhënë më shumë shkëlqim.

Më poshtë do të njiheni me 4 efekte pozitive të shegës.

1. Hidraton lëkurën e thatë. Në fakt, lëngu i shegës është edhe më i efektshëm se çaji jeshil për t’i dhënë shkëlqim lëkurës së zbehtë e të thatë. Vitamina C e bën lëkurën më të butë. Për rigjenerimin e epidermës, lyeni lëkurën me vaj shege.

2. Pengon shpërthimin e aknes. Antioksidantët e shegës pengojnë inflamacionin e baktereve që formojnë puçrrat, duke u dhënë një pamje rozë.

3.Mbron nga dielli dhe elementet e natyrës. Ekspozimi në rreze ultravioletë dhe në ndotjen e mjedisit mund të dëmtojnë qelizat e lëkurës e të rrisin mundësitë e zhvillimit të rrudhave, të njollave të pleqërisë deri edhe të kancerit. Antioksidantët e shegës e mbrojnë lëkurën nga këto probleme.

4. Stimulon prodhimin e kolagjenit. Shegët janë të pasura me acid elagjik, një antioksidant që pengon degradimin e fibrave të kolagjenit gjatë plakjes. Ky superfrut forcon lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke penguar kësisoj plakjen e lëkurës./ Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button