Si do të dukej Maqedonia nëse në vitin 2006 nuk do të fitonte VMRO – DPMNE?

Erol Rizaov, kolumnë – “ Si bretkosë –shleper”, Utrinski Vesnik
Gruevski veç më paralajmëroi fitore të zgjedhjeve të ardhshme edhe pse ato akoma nuk janë prenotuar. Është e zakonshme që liderët politik të premtojnë fitore gjatë fushatës parazgjedhore, por kur këtë e bëjnë para se të shpallen zgjedhjet, kanë ndonjë siklet të madh.

Tatjana Popovska, editorial –“Komisioni për antikorrupsion para vetëshfuqizimit”, Utrinski Vesnik
Çfarë duhet të ndodhë që komisioni të ndjen nevojë të prononcohet për çështjet që kohëve të fundit janë prezentë në opinion, e të cilat kanë të bëjnë me pronat e funksionarëve kyç të VMRO-DPMNEsë sundimtare?

Sllobodan Najdovski, kolumnë –“ Kostumi i kryeministrit”, Utrinski Vesnik
Nuk është mëkat që politikani të jetë i pasur, problemi është nëse të hollat janë fituar legalisht me të dhëna të paguara ndaj shtetit, dhe nëse ato janë rezultat i keqpërdorimit të funksionit shtetëror.

Toni Naunoski, kolumnë –“ Udhëkryqi i VMRO –DPMNE”, Dnevnik
Zgjedhja para të cilës është e drejtuar VMRO –DPMNE qëndron në pyetjen –vallë të niset sipas “mendjes” së BDI-së, pas të cilit veprim goditja kundër tyre nga ana e Maqedonasve do të jetë e fuqishme, e BDI edhe ashtu do të ua kthen shpinën, se çdo herë. Ose të bën kthim të ri energjik kah parimet e veta autentike.

Ilija Dimovski, kolumnë –“ Qytetarët këtë e kërkojnë dhe do ta fitojnë”, Dnevnik
Me logjikë të shëndoshë do të parashtrohej pyetja e radhës dhe nënpyetjet  e saj. Si do të dukej sot Maqedonia nëse në vitin 2006 nuk do të ndryshonte pushteti politik dhe mënyra në të cilën udhëhiqet shteti?

Zdenka Pavkoviq, koment “ Me frikë kundër fushës së Llukovës”, Dnevnik
Kur më në fund të vendoset të fillohet të investohet në kapacitete të reja investuese, disa ekologjistë ritën energji negative kundër ndërtimit të hidrocentraleve “Fusha e Llukovës” dhe “Ura  e Boshkos, me pretendim se do ta rrezikojnë  parkun nacional Mavrovë.

Dimitar Çulev, kolumnë “ Propozim i pahijshëm”, Utrinski Vesnik
Tentimi i Viktor Janukoviqit të aplikojë urtësinë se armiqtë duhet të mbahen afër vetes se sa miqtë, u tregua si manovër i gabuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button