Formohet komision për Interpelancën e Ivanovit

Pas një varg komisionesh parlamentare të pasuksesshme, dje me 52 vota “për” dhe 33 “kundër” u formua një komision i ri – Komisioni për Interpelancën e Ivanovit. A do të ketë sukses apo jo, ngelet që të shihet se si do të rrjedhë debati në një përbërje ku 6 anëtarë të këtij komisioni janë nga VMRO-DPMNE, nga dy anëtarë nga LSDM dhe BDI, ndërkaq vetëm një anëtarë është PDSH, kurse në krye të këtij komisioni do të jetë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilieski, njofton Portalb.

Nga praktika e dimë se përveç debateve, grindjeve dhe fjalëve fyese; këto komisione parlamentare thuajse asnjëherë nuk e kanë zgjidhur çështjen për atë se për çfarë janë formuar.

Mund ta kujtojmë, komisionin parlamentar për zbardhjen e rastit të dëbimit të deputetëve opozitar dhe gazetarët nga Kuvendi i Maqedonisë – 24 dhjetor 2012, e njohur në opinion si “e hëna e zezë”, e cila dështoi dhe nuk arriti të zbardh rastin për çka edhe u formua. Njëjtë ndodhi edhe me Komisioni anketues për përgjimet. Komision ky që u formua me rekomandim të dalë nga Marrëveshja e Përzhinos, të cilën e nënshkruan katër liderët e partive më të mëdha në Maqedoni, nën presion ndërkombëtar.

Tani ngelet të shihet se komisioni për interpelancë të Ivanovit a do ta kryej detyrën apo a do ta vlerësojë në mënyrë të duhur bazën e Propozimit për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov për vendimin për abolim të 12 prillit.

Në lidhje me këtë komision, LSDM-ja është ankuar për përbërjen e saj, duke thënë që nuk ka vlerë sepse shumicën e ka VMRO-DPMNE-ja, transmeton Portalb.

Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski theksoi se me rëndësi është që është krijuar ky komision dhe se duhet të debatohet në bazë të argumenteve.

Argumente apo fjalë boshe, komisioni do të duhet që brenda 7 ditëve të dorëzojë raport deri te Kuvendi, ndërkaq në afat prej 7 ditëve, Kuvendi do të duhet të caktojë debat për raportin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button