U lëshua në përdorim terreni sporti në Shkollën e Mjekësisë në Gostivar

Me një ceremoni modeste, në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë në Gostivar, është lëshuar në përdorim terreni për sporte të ndryshme.

I pranishëm në këtë eveniment ishte kryetari i Komunës, Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga shefi i kabinetit, Bashkim Asani.

Kryetari Nevzat Bejta tha se në këtë mandat arsimit i është kushtuar rëndësi e veçantë dhe me dinamikë të njëjtë do të vijohet edhe në periudhën në vazhdim.

Drejtori i Shkollës, Agron Alili theksoi se pasi u arrit që të pavarësohet si subjekt i veçantë juridik, në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë filloi krijimi i kushteve hapsinore dhe kushteve të tjera të nevojshme. Objekti u meremetua, u bë ndarja fizike, hyra e veçantë dhe u rregulla oborri i shkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button